Aktuale
Moti në Kosovë: Mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut, termometrit shënojnë deri në 12 gradë
Reklamë e Sponsorizuar
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se territori i vendit tonë do të përfshihet nga kushte atmosferike kryesisht të vranëta, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu gjatë kësaj periudhe.
Bazuar në të dhënat e fundit të parashikimit meteorologjik, vlerat minimale të temperaturave do të luhaten prej 5 deri në 9 gradë Celsius.
Ndërkaq, temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të regjistrojnë shifra nga 7 e deri në 12 gradë Celsius.
Sa i përket kushteve të erës, ajo do të vazhdojë të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: