Kronikë
Avokati Ndrecaj paralajmëron tensionim të situatës dhe përplasje të reja institucionale për Gjykatën Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Avokati Anton Ndrecaj ka paralajmëruar se dinamikat rreth miratimit të Ligjit për Gjykatës Speciale do të prodhojnë reagime të vazhdueshme edhe përgjatë ditëve në vijim, duke paralajmëruar një fazë të re tensionesh.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një lidhjeje direkte në Kanal 10, ku ka analizuar zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e akterëve ndërkombëtarë e vendorë.
Sipas njohësit të çështjeve ligjore, skenari i ardhshëm do të karakterizohet nga një fërkim shumë më i madh në rrafshin juridik dhe atë kushtetues.
“Mund të kemi një përplasje kushtetuese në aspektin procedural por edhe një përplasje në mes të Gjykatët Kushtetuese në Hagë dhe Gjykatës Kushtetuese në Kosovë”, ka pohuar ndër të tjera Ndrecaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: