Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditje e rëndë për Arsenalin, Arteta konfirmon mungesën e dy titullarëve kyç ndaj Lilles

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje e rëndë për Arsenalin, Arteta konfirmon mungesën e dy titullarëve kyç ndaj Lilles
Klubi londinez i Arsenalit do të duhet të bëjë pa shërbimet e Martin Zubimendit dhe Piero Hincapiés në sfidën e së martës kundër Lilles, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Dy futbollistët e njohur kanë pësuar dëmtime gjatë seancave stërvitore që pasuan përballjen e fundjavës ndaj Leeds Unitedit. Lajmin e onfirmoi vetë trajneri Mikel Arteta gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, duke bërë të ditur se pamja e plotë e gjendjes së tyre do të qartësohet pas përfundimit të ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore. “Pas ndeshjes kishim planifikuar një seancë stërvitore për lojtarët që nuk kishin aktivizim të mjaftueshëm, me qëllim që të gjithë të rikuperoheshin të dielën dhe të ruanin ritmin e duhur. Në dy situata mjaft fatkeqe, humbëm dy lojtarë. Sigurisht që nuk është një lajm i mirë”, u shpreh Arteta. “Të dy do të mungojnë në ndeshjen e nesërme, kjo tashmë është e sigurt. Gjatë ditës do t’u nënshtrohen rezonancave magnetike dhe me gjasë nesër do të kemi më shumë qartësi. Më pas do të ndjekim ecurinë e rikuperimit. Dëmtimi i Pieros duket disi më serioz, por duhet të presim verdiktin përfundimtar”, shtoi kreu i stolin londinez. I pyetur në mënyrë ironike se si mund të shmangen lloje të tilla dëmtimesh në stërvitje, strategu spanjoll dha një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Shumë e thjeshtë: të mos stërviten. Nëse nuk stërviten kurrë, nuk lëndohen. Por pasojë e kësaj është se kur u duhet të zbresin në fushë, nuk kanë ritmin e duhur dhe mungon ndikimi i tyre në lojë”. Arteta pranoi gjithashtu se një situatë e tillë e paprecedentë nuk i kishte ndodhur gjatë gjithë periudhës shtatëvjeçare në krye të klubit. “Nuk kishte ndodhur kurrë në shtatë vitet e mia këtu. Por çfarë mund të bësh? Sikur të kisha një top magjik, do t’u thosha djemve të shkonin në xhakuzi dhe të shiheshim të nesërmen. Tundimi ekziston gjithmonë për të shmangur rrezikun, por ne gjithsesi kishim planifikuar të stërviteshim”, u shpreh ai. Tekniku theksoi se në lojërat stërvitore me hapësira të reduktuara kontakti fizik është i pashmangshëm dhe incidente të tilla mund të ndodhin, duke shtuar se Arsenali kishte zhvilluar plot 37 seanca të ngjashme sezonin e kaluar pa regjistruar probleme të ngjashme. Sa i përket formës së përgjithshme të skuadrës, Arteta vlerësoi fazën ofensive para ndërprerjes për shkak të angazhimeve të kombëtareve, por kërkoi më shumë saktësi dhe cinizëm para portës kundërshtare. “Në aspektin sulmues, prodhimi ynë para ndërprerjes ka qenë më i miri që prej se jam këtu. Natyrisht, ka pasur edhe ndeshje ku nuk kemi shkëlqyer, si ajo ndaj Brightonit. Megjithatë, po arrijmë në pozita shumë të favortishme dhe tani duhet të tregohemi më efikasë në finalizimin e aksioneve”, deklaroi ai. Duke folur për ambiciet në Ligën e Kampionëve pas humbjes në finalen e edicionit të kaluar, Arteta përsëriti rëndësinë e përkushtimit maksimal. “U kam thënë lojtarëve se duhet ta meritojnë sërish praninë në atë fazë. E dimë se sa e vështirë është dhe sa rrallë ka ndodhur kjo në historinë e klubit tonë. Fillimisht duhet ta kuptojmë këtë fakt, ndërkohë që përballë kemi një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë”, shtoi ai. Në fund, trajneri spanjoll rezervo dy fjalë vlerësimi edhe për ekipin e Lilles, duke veçuar punën e shkëlqyer të Davide Ancelottit. “Janë përgatitur në mënyrë të shkëlqyer në aspektin taktik. Ajo që ka arritur Davide Ancelotti është, sipas meje, e jashtëzakonshme. Mund ta shohësh qartë mënyrën se si garojnë, si luajnë dhe sfidat që u kanë krijuar ekipeve të mëdha. Nesër do të jetë e njëjta gjë nëse ne nuk jemi në lartësinë e duhur”, përfundoi Arteta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar