Aktuale
Tragjeditë që tronditën Gjilanin: Mblidhet me urgjencë Këshilli Komunal për Siguri
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Gjilanit mbledh sot në një takim të jashtëzakonshëm Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, pas ngjarjeve të rënda që tronditën opinionin publik gjatë ditëve të fundit.
Kjo mbledhje urgjente është thirrur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, me qëllim të adresimit të situatës së krijuar pas vrasjes së dyfishtë të së premtes dhe incidentit tjetër fatal të së dielës, ku humbën jetën tri persona. Udhëheqja lokale do të diskutojë hapat e menjëhershëm që duhet të ndërmerren për sigurinë në qytet.
I pari i komunës e ka cilësuar mjaft të rëndë gjendjen aktuale, duke u shprehur: "Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike. Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës".
Kreu i Gjilanit nërmori se garantimi dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve mbetet prioriteti kryesor i institucioneve lokale.
Në këtë kuadër, ai konfirmoi se komuna do të vendosë në dispozicion të gjithë mekanizmat e saj: "Komuna e Gjilanit do të përdorë të gjitha kompetencat e saj për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla", ka deklaruar Hyseni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: