Sport
Prishtina triumfon me drithërima në Rahovec, Bashkimi udhëheq renditjen në elitën e basketbollit
Reklamë e Sponsorizuar
Sigal Prishtina ka regjistruar një fitore dramatike dhe shumë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Rahovecin 029 me rezultat të ngushtë 94:97, në një duel që mbajti të mbërthyer shikuesit deri në sekondat e fundit.
Në radhët e skuadrës vendase, paraqitje fantastike bëri Mika Adams, i cili e mbylli takimin me 30 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa te kryeqytetasit lojtari kyç ishte Bryson Daëkins, autor i 25 pikëve, 13 kërcimeve dhe 7 asistimeve.
Pas kësaj xhiroje, Sigal Prishtina regjistron bilanc prej dy fitoreve dhe dy humbjeve, kurse “Vreshtarët” vazhdojnë të mbeten pa shije fitoreje pas katër javësh zhvilluar në Superligën e Kosovës në basketboll.
Sa i përket tabelës së klasifikimit, Bashkimi mban kreun me 8 pikë, i ndjekur nga Bora me 7 pikë, ndërsa Trepça, Peja dhe Golden Eagle Ylli kanë nga 6 pikë secila. Më poshtë pozicionohen Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi me nga 5 pikë, ndërsa Rahoveci 029 mbyll renditjen me 4 pikë në total.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: