Sport
Ferizaj i jep lamtumirën Evropës pas paraqitjes në Greme
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e hendbollit të femrave e Ferizajt nuk ka arritur të kalojë tutje në garat kontinentale, pasi është eliminuar në kuadër të Kupës Evropiane.
Të dielën, në palestrën sportive në Greme, ferizajaset u mposhtën me rezultatin 28:17 nga ekipi nga Ishujt Faroe, VIF, duke mbyllur kështu aventurën e tyre në këtë fazë të dytë të garave.
Pjesa e parë e takimit solli një lojë të barabartë dhe rivalitet të lartë në parket, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me shifrat e barabarta 11:11.
Megjithatë, fraksioni i dytë i lojës foli plotësisht në të mirë të mysafireve, të cilat ngritën ritmin dhe kontrolluan situatën deri në tingullin e sirenës së fundit.
Në aspektin individual, portierja Edona Rogova regjistroi nëntë pritje vendimtare për Ferizajn, ndërsa sulmi u udhëhoq nga Sevdanur Ozkan me gjashtë gola të shënuar. Elsa Kongjeli kontribuoi me katër, kurse Agnesa Hysa dhe Luna Gonçalves realizuan nga tri herë secila.
Kujtojmë se përballja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve ishte zhvilluar ditën e premte.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: