Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Duel italian me emocione: Muriçi dhe Sassuolo ndalin Milanin e Jasharit

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 18:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Duel italian me emocione: Muriçi dhe Sassuolo ndalin Milanin e Jasharit
Sassuolo dhe Milani kanë ndarë pikët pas një barazimi 1:1, në kuadër të xhiros së gjashtë në elitën e futbollit italian, Serie A. Nën portën e skuadrës vendase, gardiani i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriçi, u aktivizua nga minuta e parë, duke dhënë një kontribut thelbësor me disa ndërhyrje përcaktuese gjatë takimit. Nga ana tjetër, mesfushori shqiptar Ardon Jashari u hodh në fushë për kuqezinjtë në minutën e 78-të, duke lënë përshtypje pozitive me paraqitjen e tij. Momento kyç i pjesës së parë u regjistrua në kohën shtesë (minuta 45+6), kur Strahinja Pavlloviq u ngrit lart në zonë pas një krosimi dhe goditi fuqishëm me kokë drejt këndit të majtë. Megjithatë, Arijanet Muriçi u tregua vigjilent me një fluturim spektakolar, duke e neutralizuar rrezikun dhe duke mbajtur portën të paprekur. Ekuilibri i ndeshjes u prish në minutën e 63-të, kur Adrien Rabiot përfitoj nga një top i kthejtur brenda zonës së rreptësisë. Mesfushori francez goditi saktë pranë shtyllës së djathtë, duke e mposhtur Muriçin dhe duke kaluar Milanin në epërsi 0:1. Megjithatë, reagimi i Sassuolos nuk vonoi shumë. Në minutën e 68-të, Cas Odenthal përfitoj nga një rrëmujë e krijuar në zonë dhe me një goditje tokazi në qendër të portës dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën e përkohshme dhe përfundimtare të kësaj sfide. Pas kësaj xhiroje, Milani renditet në pozitën e pestë të tabelës me 12 pikë të tubuara, ndërsa Sassuolo pozicionohet në vendin e dhjetë me 8 pikë në llogarinë e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar