Kronikë
Tragjedi në Gjermani: 21-vjeçarja humb jetën gjatë një kërcimi ekstrem në një guër të braktisur
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Aschersleben ka ndërruar jetë tragjikisht në një ish-guarë në Warstein, pas një aksidenti gjatë një kërcimi nga një strukturë e improvizuar.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve mjekësore dhe përpjekjeve intensive për ta mbajtur në jetë, e reja ndërroi jetë në vendngjarje. Edhe pse në fillim autoritetet policore dyshuan për një incident gjatë ngjitjes në mal, ky version u rrëzua gjatë ditës së sotme nga hetuesit.
"Ajo nuk u rrëzua në greminë, por u përplas fort me masivin shkëmbor gjatë manovrës së kërcimit", sqaroi një zëdhënës zyrtar për televizionin rajonal gjerman WDR.
Tragjedia u shënua pasditen e djeshme, rreth orës 17:15, brenda një perimetri guare që është i ndaluar për qytetarët dhe nuk njihet si hapësirë e autorizuar për sporte malore. Sipas hetimeve, viktima ishte shoqëruar në këtë vend nga katër miqtë e saj, të cilët dyshohet se kishin fiksuar zinxhirë metalikë në shkëmb për të realizuar kërcimin e rrezikshëm.
Për shkak të goditjes, 21-vjeçarja pësoi trauma të rënda, të cilat rezultuan fatale, pasi ndihma e shpejtë mjekësore ishte e pafuqishme për ta shpëtuar. Katër shokët e saj, të cilët u dolën dëshmitarë okularë të skenës tmerruese, ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike dhe po trajtohen me mbështetje të specializuar psikologjike.
Kujtojmë se 'bungee jumping' është një disiplinë sportive me rrezikshmëri të lartë, e cila konsiston në hedhjen e një personi nga lartësitë e mëdha – si ura, diga apo shkëmbinj – i siguruar vetëm pas një litari special elastik që ka për qëllim ta ngadalësojë dhe tërheqë mbrapsht para se të prekë tokën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: