Sport
Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët në Hajvali pas një ndeshjeje pa gola
Reklamë e Sponsorizuar
Dueli mes Prishtinës dhe Dukagjinit nuk ka prodhuar fitues, pasi takimi i zhvilluar në “Kampin Nacional” në Hajvali është mbyllur me barazimin 0-0.
Gjatë 90 minutave të lojës, të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të zhbllokuar rezultatin, mirëpo çeduan në fazën e fundit të aksioneve, duke munguar konkretizimi në momentet kyçe.
Kryeqytetasit ishin dukshëm më kërkues në fushë, duke ndërtuar disa aksione të rrezikshme dhe duke dominuar në krijimin e rasteve, megjithatë nuk ia dolën të mposhtnin mbrojtjen e skuadrës nga Klina.
Nga ana e saj, as ekipi i Dukagjinit nuk mbeti pa raste shënimi, duke u treguar kërcënues në disa momente, por mungesa e saktësisë në finalizim bëri që rrjetat të mbeten të paprekura deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Pas këtij barazimi, Prishtina ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke mbajtur pozitën e dytë në tabelë, aq sa ka edhe liderja Malisheva, ndërkohë që Dukagjini pozicionohet në vendin e tretë me 13 pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: