Sport
Formë e shkëlqyer e Yllit, therësit arrijnë triumfin e dytë radhazi duke mposhtur Pejën
Reklamë e Sponsorizuar
Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e dytë rresht në elitën e basketbollit vendor, duke e mposhtur bindshëm skuadrën e Pejës me rezultatin 95-79.
Edhe pse verdhezinjtë tentuan një rikthim në çerekun e tretë, dhjetëminutëshi i fundit rezultoi vendimtar. Therësit ngritën ritmin e lojës në maksimum për të siguruar suksesin e dytë në këtë edicion.
Në këtë përballje brilloi Khalil Shabazz, i cili udhëhoqi skuadrën drejt fitores me një paraqitje fantastike prej 32 pikësh. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Thomas me 14 pikë, Withers me 11, si dhe Bandoo që shtoi 10 të tjera.
Te skuadra e Pejës, e cila pësoi humbjen e dytë radhazi, u dallua dyshja Smith me 24 pikë dhe Johnson me 22, por mungesa e mbështetjes nga pjesa tjetër e ekipit bëri që ky kontribut të mos mjaftonte.
Pas këtij takimi, të dyja skuadrat tani ndajnë pozitat katër dhe pesë në tabelë, duke pasur një bilanc të barabartë prej dy fitoreve dhe dy humbjeve pas katër xhirove të para.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: