Aktuale
Mot i keq, reshjet e shiut bllokojnë hyrjen e Veternikut dhe vështirësojnë trafikun në kryeqytet
Reklamë e Sponsorizuar
Reshjet e pasdites kanë krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin rrugor të kryeqytetit, duke sjellë ngadalësim të lëvizjes së automjeteve.
Për shkak të motit të papërshtatshëm dhe reshjeve të shiut, në zonën hyrëse të Veternikut janë shfaqur kolona të gjata mjetesh, të cilat kanë vështirësuar ndjeshëm rrjedhën e trafikut.
Pavarësisht situatës së rënduar në qarkullim dhe fluksit të madh të veturave,autoritetet nuk kanë regjistruar deri më tani ndonjë incident apo aksident trafiku në këtë aks të Prishtinës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: