Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Deklarata e bujshme e Xhevat Prekazit: Nuk e ndjek fare Kombëtaren e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deklarata e bujshme e Xhevat Prekazit: Nuk e ndjek fare Kombëtaren e Kosovës
Ish-futbollisti i njohur me origjinë nga Kosova, Xhevat Prekazi, ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit publik me prononcimet e tij të bujshme rreth ndeshjeve dhe skuadrave të futbollit. Gjatë një interviste të dhënë për “Open TV”, kur është pyetur nëse e ndjek paraqitjen e Përfaqësueses së Kosovës, ai ka dhënë një përgjigje negative, duke theksuar se preferon vetëm disa klube të caktuara ndërkombëtare. “Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Junior e Galatasaray. As Partizanin nuk e shikoj. S’ka futboll sot, s’ma plotësojnë zemrën dhe nuk kam dëshirë me humb kohën me pa diçka që nuk vlen asgjë”, ka deklaruar Prekazi. Ky nuk është rasti i parë që ish-sportisti bëhet kryefjalë e mediave për qëndrimet e tij publike, të cilat shpesh kanë ngjallur debate të forta dhe reagime të shumta në opinionin vendas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar