Kronikë
Iniciativë e re: Policia e Kosovës paralajmëron nisjen e transmetimeve të “Radio Policia”
Reklamë e Sponsorizuar
Institucioni i sigurisë në vend ka konfirmuar zyrtarisht se po shqyrton mundësinë e krijimit të një radiostacioni të dedikuar, i cili do të operojë nën logon e Policisë.
Sipas autoriteteve kompetente, gjatë këtij procesi janë marrë parasysh praktika të ndryshme të suksesshme, ku veçohet konsultimi i modelit të Radio KFOR-it, i cili ka një histori të gjatë funksionimi në vend që nga periudha e pasluftës.
Qëllimi kryesor i këtij projekti mediatik është forcimi i bashkëpunimit me komunitetin, rritja e transparencës institucionale dhe afrimi edhe më i madh me qytetarët, duke u shërbyer si një kanal shtesë për adresimin e çështjeve të sigurisë.
“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës vite më parë ka filluar analizimin përmes grupit punues për radio të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka konsultuar edhe partnerë ndërkombëtarë e vendor, përfshirë edhe modelin e radio KFOR-it që funksionon që nga paslufta në Kosovë, si dhe takime me disa radio të ndryshme në Kosovë, për procedurat e funksionimit dhe punës së tyre në transmetim të lajmit/informacionit. Andaj sipas planifikimeve e procedurave të parapara, PK-ja ka bërë analizë për radio të PK- së, me qëllim të promovimit të punës së policisë në komunitet dhe policia me qenë sa më afër qytetarëve për të adresuar shqetësimet e çështjet e sigurisë në bashkësi. Policia e Kosovës, është ndër institucionet më të besuara dhe transparente në vend, andaj ka për qëllim që ta mirëmbajë dhe avancoj besimin dhe transparencën e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: