Sport
Formacioni i Dinamos për sfidën me Vllazninë: Daja paralajmëron ndryshime të rëndësishme në formacion
Reklamë e Sponsorizuar
Dinamo do të udhëtojë drejt Shkodrës për të matur forcat me Vllazninë, në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë të Abissnet Superiores, e cila do të luhet nesër.
Kryeqytetasit po kalojnë një fazë tejet pozitive në kampionat, pasi vijnë pas katër fitoresh radhazi, ndërkohë që e vetmja humbje mbetet ajo e javës inauguruese kundër Vorës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja kërkon të ruajë këtë marsh dhe të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive, pavarësisht sfidave të krijuara nga dëmtimet dhe grumbullimet e lojtarëve në ekipet kombëtare.
Për shkak të këtyre mungesave, trajnerit i është dashur të improvizojë në disa repartet. Në portë pritet të konfirmohet sërish Aldo Teqja, ndërsa krahu i djathtë i prapavijës do t'i besohet sërish Ysni Ismailit.
Në qendër të mbrojtjes do të ketë lëvizje të detyruara për shkak të dëmtimeve të Ditës dhe Hoxhallarit, duke i hapur rrugë debutimit të mundshëm si titullar për Sembene. Ndërkohë, në krahun e majtë, Lorani është më i favorizuar në balotazh përballë Hoxhallarit, i cili gjatë javëve të fundit është kufizuar vetëm me seanca fizioterapie.
Për sa i përket mesfushës, Qefalija dhe Meta pritet të vendosen në funksionin e shkatërruesve të aksioneve kundërshtare. Më lart në fushë, Malomo dhe Vila do të mbulojnë krahët, kurse Ruben Silva do të marrë mbi vete detyrat e organizatorit të lojës.
Reparti ofensiv do t'i besohet nga minuta e parë Berishës, i cili do të jetë pika e referimit në qendër të sulmit për kryeqytetasit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: