Aktuale
Parashikimi i motit: E diel me reshje shiu, shtrëngata dhe erëra të fuqishme në vend
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë të diel, më 11 tetor, territori i Shqipërisë do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku do a mbizotërojnë vranësirat dhe intervalet me kthjellime.
Më e madhja pjesë e vendit do të përfshihet nga reshje shiu të herëpashershme, të cilat do të variojnë nga të ulëta deri në mesatare. Megjithatë, në rajonet e veriperëndimit dhe jugperëndimit, situata pritet të jetë më e ndërlikuar, ku reshjet do të kenë intensitet mesatar deri të lartë dhe do të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra, shkarkesa elektrike, si dhe mundësi për breshër në zona të caktuara.
Gjatë orëve në vijim, reshjet do të vijojnë me ritme të ulëta në pjesën më të madhe të zonave, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim do të ruajnë karakterin e herëphershëm mesatar, shoqëruar po ashtu me reshje shtrëngatë dhe shkarkesa elektrike.
Për sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes dhe lindjes, me një shpejtësi mesatare prej 5 metrash për sekondë. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare, si dhe në zonat luginore dhe ato malore, erërat do të forcohen ndjeshëm, duke arritur shpejtësi deri në 16 metra për sekondë.
Në det, kushtet do të pasqyrohen me një valëzim që parashikohet të jetë i forcës 3 deri në 4 ballë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: