Kronikë
Të shtëna me armë zjarri në Leposaviq: Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon pushkën me municion
Reklamë e Sponsorizuar
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Ceraj të Leposaviqit, pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar të organeve të rendit, ngjarja ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit. Gjatë operacionit policor, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike si dhe 10 fishekë.
Me vendim të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet mbi këtë ngjarje do të vazhdojnë.
Rasti nga autoritetet është cilësuar si “mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armëve”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: