Politikë
“Më parë shkoj në Mars në këmbë” – Reagimi i ashpër ironik ndaj ambicieve kryeministrore të Përparim Ramës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë bujë me deklaratën e tij se synimi i tij afatgjatë është drejtimi i ekzekutivit të vendit, duke synuar postin e kryeministrit të Kosovës.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime në skenën politike. Anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka përdorur ton ironik në rrjetet sociale për të komentuar aspiratat e kreut të kryeqytetit për ulësen e kryeministrit.
“Gjasat që unë të shkoj n’Mars, n’kom, janë shumë ma reale se ti mu bo kryeministër i Kosovës!”, ka shkruar Gacaferi në postimin e tij, shoqëruar me thumbime të tjera.
Sipas tij, mundësia që ai vetë të udhëtojë drejt planetit Mars në këmbë është më e besueshme sesa arritja e synimit politik të Përparim Ramës për t'u bërë kryeministër.
Gacaferi nuk është ndalur me kaq, teksa ka vazhduar me batuta kritike ndaj kryetarit të Prishtinës, duke aluduar se ky i fundit nuk po i shfrytëzon siç duhet kapacitetet e tij intelektuale në raport me deklaratat publike që lëshon.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: