Aktuale
Lamtumira prekëse për nënën 84-vjeçare: U ndava nga njeriu që na rriti me sakrificë dhe shpirt fisnik
Reklamë e Sponsorizuar
Pata fatin e jashtëzakonshëm në këtë jetë të kisha pranë nënën time, e cila na edukoi dhe rriti me shumë mund e përkushtim, duke dëshmuar gjithmonë një zemër të madhe dhe një shpirt prej fisnikeje.
Ajo mbetet simbol i urtësisë, krenarisë dhe bujarisë si në fjalë ashtu edhe në vepra. Një grua e fortë përballë sfidave të jetës, por tejet e butë dhe e dashur, duke dhuruar një dashuri të pashtershme për fëmijët e saj.
Në moshën 84-vjeçare, pata detyrimin e rëndë që ta përcillja vetë drejt amshimit. Me lot në sy dhe me shpirtin e copëtuar, i dhashë lamtumirën e fundit njeriut tim më të shtrenjtë.
Në atë moment të dhimbshëm, koha dukej se u ndal dhe çdo gjë u zbraz. I thashë lamtumirë nënës sime me një zemër të thyer që vështirë se do të gjejë qetësi.
Tani ajo prehet në tokën e Kosovës, në dheun arbëror e dardan, ku do të jetojë përjetësisht përmes kujtimeve tona të paharrueshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: