Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Lamtumira prekëse për nënën 84-vjeçare: U ndava nga njeriu që na rriti me sakrificë dhe shpirt fisnik

Redaksia Lajmetereja • 10-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lamtumira prekëse për nënën 84-vjeçare: U ndava nga njeriu që na rriti me sakrificë dhe shpirt fisnik
Pata fatin e jashtëzakonshëm në këtë jetë të kisha pranë nënën time, e cila na edukoi dhe rriti me shumë mund e përkushtim, duke dëshmuar gjithmonë një zemër të madhe dhe një shpirt prej fisnikeje. Ajo mbetet simbol i urtësisë, krenarisë dhe bujarisë si në fjalë ashtu edhe në vepra. Një grua e fortë përballë sfidave të jetës, por tejet e butë dhe e dashur, duke dhuruar një dashuri të pashtershme për fëmijët e saj. Në moshën 84-vjeçare, pata detyrimin e rëndë që ta përcillja vetë drejt amshimit. Me lot në sy dhe me shpirtin e copëtuar, i dhashë lamtumirën e fundit njeriut tim më të shtrenjtë. Në atë moment të dhimbshëm, koha dukej se u ndal dhe çdo gjë u zbraz. I thashë lamtumirë nënës sime me një zemër të thyer që vështirë se do të gjejë qetësi. Tani ajo prehet në tokën e Kosovës, në dheun arbëror e dardan, ku do të jetojë përjetësisht përmes kujtimeve tona të paharrueshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar