Sport
Luis Enrique merr në mbrojtje Ousmane Dembele pas valës së kritikave në Francë
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitjet e Ousmane Dembele me fanellën e kombëtares së Francës vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimeve, pasi statistikat e tij nuk kanë arritur kurrë majat e pritshmërisë. Në 71 ndeshje të zhvilluara që nga viti 2016, sulmuesi ka realizuar vetëm 13 herë, një shifër modeste nëse krahasohet, për shembull, me Michael Olise, i cili vetëm prej vitit 2024 ka arritur të shënojë vetëm dy gola më pak.
Edhe gjatë ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve, ku mbajti shiritin e kapitenit për shkak të mungesës së Kylian Mbappe, 27-vjeçari nuk ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve dhe ekspertëve vendas, të cilët e kanë vënë në shënjestër me kritika të forta për formën e tij.
Pavarësisht kësaj fushate kritika ndaj lojtarit të Paris Saint-Germain, trajneri i tij në nivel klubi, Luis Enrique, ka dalë hapur në mbrojtje të sulmuesit gjatë një paraqitjeje publike për mediat.
“Nuk pajtohem aspak me kritikat që i bëhen. Për mua, ai ishte i shkëlqyer, ashtu siç dëshmon zakonisht kur aktivizohet me përfaqësuesen,” u shpreh tekniku spanjoll.
Më tej, Enrique shtoi se profili i Dembele është i veçantë në futbollin e sotëm, duke e vlerësuar spektaklin që ai dhuron në fushë: “Ai është një lojëtar i një lloji tjetër. Do të paguaje me kënaqësi një biletë vetëm për të parë Ousmane Dembélén në një stadium. Ai gjithmonë kërkon të lidhet me shokët e tij të ekipit. Mendoj se luajti shumë mirë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: