Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Eksplodon vlera e mesfushorit të Egnatias që dëshiron kuqezinjtë, “Transfermarkt” përditëson shifrat në Superiore

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 22:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Eksplodon vlera e mesfushorit të Egnatias që dëshiron kuqezinjtë, “Transfermarkt” përditëson shifrat në Superiore
Platforma prestigjioze ndërkombëtare e specializuar në vlerësimin e futbollistëve, “Transfermarkt”, ka publikuar këtë të martë përditësimin e fundit për çmimet në treg të lojtarëve që garojnë në Abissnet Superiore, duke u bazuar te rendimenti dhe paraqitjet e tyre në fushën e blertë. Në qendër të vëmendjes është vendosur Alessandro Albanese. Mesfushori i Egnatias ka regjistruar një hov të ndjeshëm në treg, teksa vlera e tij e kartonit ka kapur shifrën e 850 mijë eurove. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, lojtari me origjinë belge bëri bujë me deklaratën e tij, ku shprehu hapur ambicjen për të veshur fanellën e Kombëtares shqiptare në të ardhmen. Lëvizje pozitive në treg ka njohur edhe talenti i Dinamos, Klevi Qefalija, i cili kujtohet për debutimin e tij me fanellën kuqezi në triumfin 0-3 kundër San Marinos. Mesfushori që gëzon besimin e trajnerit Ilir Daja vlerësohet tashmë në kuotën e 600 mijë eurove. Ndërkohë, sa i përket repartit defensiv, mbrojtësi i Bylisit, Fabjan Përndreca, ka arritur një vlerë prej 500 mijë eurosh në tregun e transferimeve. Rritje të ndéjshme të kuotave kanë shënuar gjithashtu Malomo i Dinamos, i cili kap vlerën e 500 mijë eurove, si dhe mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota, kartoni i të cilit tashmë llogaritet në 450 mijë euro. Në krahun tjetër, ky përditësim ka sjellë ulje të vlerave për disa prej lojtarëve të kampionatit, mes të cilëve veçohen portieri i Teutës, Paul Bernardoni, dhe Olsi Myrta i Laçit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar