Sport
Kampionati francez: Lensi i jep fund serisë pozitive, mposht Lyonin në sfidën hapëse të javës
Reklamë e Sponsorizuar
Lyoni ka regjistruar humbjen e parë këtë edicion në elitën e futbollit francez, pasi u mposht në udhëtim nga Lens rezultati 2:1, në takimin që hapi siparin e xhiros së gjashtë të kampionatit.
Vendasit arritën të zhbllokojnë shifrat në minutën e 36-të të sfidës, kur Florian Sotoke gjeti rrugën e rrjetës pas një pasimi vendimtar nga Florian Tovini, duke e mbyllur pjesën e parë në favor të skuadrës së tyre.
Avantazhi i Lensit u dyfishua në minutën e 77-të, ku mbrojtësi Matjë Udol tregohet i saktë duke shënuar me kokë për 2:0, pas një tjetër asistimi të dhënë nga Tovini.
Momentet e tensionit nuk munguan në minutën e 82-të, kur Udol u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të palejuar ndaj Khalis Merahut. Lyoni përfitoi menjëherë nga epërsia numerike në fushë, duke ngushtuar diferencën në 2:1 vetëm tre minuta më vonë përmes një goli të realizuar pikërisht nga Merahu.
Pavarësisht përpjekjeve të mysafirëve për të shmangur humbjen në çastet e fundit të takimit, Lens mbrojti me sukses avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare për të arkëtuar tri pikët e plota.
Pas këtij rezultati, Lens ngjitet në kuotën e shtatë pikëve dhe renditet në pozitën e shtatë, ndërsa Lyoni mbetet në vendin e dytë me 11 pikë, duke mbajtur një distancë prej dy pikësh nga lideri i tabelës, Monaco.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: