Sport
Lidhja e veçantë me Kombëtaren, Myrto Uzuni prek me mesazhin e ndjerë për fanelën kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një dedikim emocional kushtuar fanelës kuqezi dhe ndjenjës së përfaqësimit të vendit.
Në postimin e tij në Instagram, futbollisti me origjinë nga Beratit ka shprehur dashurinë e pakushtëzuar për Shqipërinë, duke nënvizuar se zbritja në fushën e blertë dhe lufta për ngjyrat e kombit përbën krenarinë më të madhe të karrierës së tij.
Po ashtu, Uzuni ka ndalur te një moment prekës, duke zbuluar një surprizë domethënëse që i është bërë nga grupi i tifozëve “Illyrian Elite”. Bëhet fjalë për një banderolë ku shfaqet imazhi i tij së bashku me mbishkrimin domethënës: “Uno di noi” (Njëri prej nesh).
“Sa herë vesh ngjyrat e tua, zemra rreh si herën e parë. Faleminderit nga zemra, Illyrian Elite, për këtë dhuratë kaq të veçantë! Krenar të jem një prej jush”, ka shkruar sulmuesi në mesazhin e tij publik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: