Sport
Masë ndëshkimore nga FFK: Gjobitet klubi i Ballkanit dhe trajneri Liridon Leci
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Disiplinor dhe i Etikës pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj skuadrës së Ballkanit nga Suhareka, duke e sanksionuar atë me një gjobë prej 2,000 eurosh.
Ky vendim disiplinor ka ardhur pasi klubi suharekas kishte publikuar akuza në faqen e tyre zyrtare kundër gjyqtarëve, duke pretenduar për referim të anshëm e tendencioz si gjatë edicionit të kaluar garues, ashtu edhe në kampionatin aktual.
Përveç klubit të Ballkanit, me masë ndëshkimore (gjobë) është penalizuar edhe trajneri i skuadrës së Vëllaznimit, Liridon Leci, për shkak të shkeljeve të konstaktuara nga organet kompetente të shtëpisë së futbollit kosovar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: