Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Agim Ademi takon drejtuesin e futbollit në diasporë, Shqiptar Gubetini

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Agim Ademi takon drejtuesin e futbollit në diasporë, Shqiptar Gubetini
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar sot një takim pune me nënkryetarin e Federatës së Shqiptarëve të Futbollit në Gjermani (FSHFGj), njëherësh kryetar i klubit Kosova Regensburg, Shqiptar Gubetini. Gjatë këtij takimi, kreu i klubit gjerman i ka dhuruar kryetarit të FFK-së fanellën zyrtare të skuadrës, si simbol i bashkëpunimit dhe respektit reciprok. Lajmin e ka bërë të ditur vetë i pari i shtëpisë së futbollit kosovar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e dhënë në promovimin e sportit tonë në diasporë. “Gjatë këtij takimi, e falënderova përzemërsisht për punën, angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në diasporë,” ka shkruar ndër të tjera Ademi. Kreu i FFK-së ka vlerësuar lart rolin e mërgatës ndër vite, duke theksuar se bashkatdhetarët kanë qenë gjithmonë pranë atdheut në çdo periudhë dhe sfidë. “Mërgata jonë ka qenë gjithmonë e gatshme t’i dalë në ndihmë atdheut, sa herë që shteti ynë ka pasur nevojë. Në çdo periudhë historike, bashkatdhetarët tanë kanë qenë një nga shtyllat më të fuqishme të vendit tonë, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha, përfshirë edhe futbollin. Falënderim dhe mirënjohje e veçantë për gjithë mërgatën tonë, për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën,” u shpreh ai. Në fund, Ademi ka përcjellë një falënderim të veçantë edhe për strukturat e FSHFGj-së dhe klubet që ajo përfaqëson. “Një falënderim të sinqertë edhe për FSHFGj-në dhe klubet e saj, të cilat sot u përfaqësuan nga nënkryetari Shqiptar Gubetini. Respekti dhe bashkëpunimi juaj janë dëshmi e lidhjes së fortë dhe të pandashme mes Kosovës dhe mërgatës sonë,” përfundoi shkrimi i kryetarit të FFK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar