Aktuale
Ndryshime në krye të Kadastrës së Elbasanit, Everest Kazheli merr drejtimin e institucionit
Reklamë e Sponsorizuar
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) në Elbasan ka një drejtor të ri. Everest Kazheli është vendosur zyrtarisht në krye të këtij institucioni, duke marrë stafetën nga Ester Isai, e cila e ka drejtuar këtë drejtori me status të komanduar që prej muajve të parë të vitit 2026.
Kazheli, me origjinë nga qyteti i Vlorës, vjen në këtë detyrë pasi ka drejtuar deri vonë Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier. Gjatë karrierës së tij profesionale në këtë sektor, ai ka drejtuar gjithashtu edhe zyrën e ASHK-së në Lushnjë, duke krijuar një përvojë të rëndësishme në menaxhimin e procedurave dhe shërbimeve kadastrale.
Në aspektin e ecurisë së punës, statistikat zyrtare të Kadastrës në Elbasan dëshmojnë për një zgjerim të ndjeshëm të aktivitetit gjatë vitit 2025, periudhë në të cilën janë realizuar gjithsej 90,210 shërbime për qytetarët, krahasuar me 73,353 shërbime që u regjistruan një vit më parë.
Po kështu, tregues pozitivë janë shënuar edhe në fushën e legalizimeve. Gjatë vitit të kaluar, institucioni ka finalizuar me miratim 1,864 vendime për legalizimin e ndërtimeve pa leje, një shifër kjo dukshëm më e lartë në raport me vitin 2024, kur u dhanë vetëm 757 vendime të ngjashme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: