Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Vllaznia i jep fund bojkotit, kuqeblutë zbresin në fushë para duelit vendimtar me Dinamon

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 11:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vllaznia i jep fund bojkotit, kuqeblutë zbresin në fushë para duelit vendimtar me Dinamon
Kriza financiare duket se është lënë pas përkohësisht në kampin shkodran. Sipas pamjeve të siguruara nga fotografi zyrtar i klubit, Mikel Thepina, skuadra e Vllaznisë është rikthyer plotësisht në seancat stërvitore, duke mbyllur kështu protestën e ndërmarrë për shkak të pagave të prapambetura. Ky zhvillim pozitiv vjen vetëm 48 orë përpara sfidës delikate që kuqeblutë do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Dinamos, takim ky i vlefshëm për javën e 6-të të Abissnet Superiores. Përballja e radhës do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Csaba Laszlo në krye të stolin shkodran. Tekniku i ri do të kërkojë kthesën e madhe dhe ringritjen e ekipit, i cili aktualisht pozicionohet në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 2 pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar