Sport
Sukses historik për Kosovën në Evropianin e Paraglajdit: Medalje argjendi për ekipin dhe bronz për Migjen Shalën
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” ka arritur një kulm të jashtëzakonshëm sportiv në Kampionatin Evropian të Precizionit në Paraglajd. Piloti Migjen Shala ka treguar paraqitje fantastike duke u stolisur me medaljen e bronztë, pas një konkurrence shumë të fortë në nivel kontinental.
Forma e lartë e ekipit u dëshmua edhe përmes Fanol Shalës, i cili regjistroi një rezultat fantastik duke u pozicionuar i katërti. Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës ka shkëlqyer në renditjen e përgjithshme kolektive, duke rrëmbyer vendin e dytë në Evropë dhe duke fituar zyrtarisht medaljen e argjendtë ekipore.
Përveç podiumit, aeronautika kosovare ka dominuar edhe në top-dhjetëshen e pilotëve më të mirë të kontinentit. Në këtë grup elitar janë renditur Migjen Shala në vendin e tretë, Fanol Shala në vendin e katërt, si dhe Veton Sylaj, i cili e mbylli garën në pozicionin e dhjetë.
Delegacioni i klubit në këtë ngjarje të rëndësishme evropiane u kompletua me paraqitjet e konkurrentëve Lisjeta Thaqi dhe Albion Hajredini, si dhe me kontributin e gjyqtares Lejla Boshnjak në mbarëvajtjen e kampionatit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: