Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

BDI kërkon llogaridhënie institucionale dhe dorëheqjen e Astrit Isenit pas dhunës ndaj dy të rinjve

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
BDI kërkon llogaridhënie institucionale dhe dorëheqjen e Astrit Isenit pas dhunës ndaj dy të rinjve
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka lëshuar sot një komunikatë zyrtare ku kërkon hetim urgjent dhe zbardhjen e plotë të incidentit ku dy të rinj, të moshës 21 dhe 23 vjeç, pretendojnë se janë sulmuar në mënyrë brutale nga pjesëtarë të policisë. Sipas versionit të paraqitur në raportin e brendshëm të policiei, pretendohet se djemtë i kishin marrë armën e zjarrit një efektivi. Megjithatë, dëshmitë e vetë të rinjve tregojnë një histori tjetër, sipas së cilës arma ka përfunduar brenda automjetit pasi efektivët u kanë thyer xhamat. Ata gjithashtu kanë dëshmuar se gjatë ndërhyrjes policët kanë përdorur armët e zjarrit, u kanë çarë gomat e makinës dhe më pas i kanë lidhur e shtrirë përtokë për t'i dhunuar. Në reagimin e saj, kjo forcë politike kërkon nisjen e menjëhershme të një hetimi të pavarur, të paanshëm dhe transparent për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, duke kërkuar gjithashtu ndëshkimin e çdo zyrtari policor që ka shkelur ligjin. Duke theksuar se heshtja dhe shmangia e përgjegjësisë nuk përbëjnë zgjidhje, BDI ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, si dhe vendosjen e përgjegjësisë së plotë institucionale. Në komunikatë nënvizohet se të drejtat dhe dinjiteti i qytetarëve nuk mund të cenohen nga ata persona të cilëve u është besuar detyra e mbrojtjes së tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar