Kronikë
Akuzat për korrupsion, GJKKO vendos fatin e administratorit të inceneratorit të Elbasanit
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Leli Kajës, i cili drejton inceneratorin e Elbasanit dhe u vu në pranga pak ditë më parë nën dyshimet për korrupsion.
Kreu i kompanisë “ECO-ELB” u ndalua nga Policia më datë 5 Tetor, si rezultat i një aksioni të ndërmarrë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e akuzon atë për korrupsion pasiv.
Sipas hetimeve, drejtuesi i inceneratorit dyshohet se i ka kërkuar dhe më pas ka përfituar shumën prej 400 mijë lekësh nga përfaqësuesi i një subjekti tjetër privat, duke i premtuar se do të shmangte kryerjen e detyrave të tij funksionale.
Bie në sy se figura e Leli Kajës kishte dalë më herët në pah gjatë hetimeve të ndjekura nga Prokuroria e Elbasanit lidhur me funksionimin e “ECO-ELB”. Gjatë muajit korrik të këtij viti, në kuadër të të njëjtave verifikime, u ndërmorën 14 kontrolle në banesat e individëve që kishin lidhje me këtë çështje, ku përfshihej edhe shtëpia e vetë administratorit të kompanisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: