Sport
Jose Mourinho hap zemrën për gjyqtarët: Nuk kam faj, më ndjek vetëm fatkeqësia
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i njohur Jose Mourinho është prononcuar rreth raporteve të tij të tensionuara me gjyqtarët, duke theksuar me bindje se faji nuk qëndron kurrë te sjellja e tij në fushë.
Strategu portugez madje e ka cilësuar veten si një njeri të pafat, pasi sipas tij, situata të tilla e kanë përcjellë rregullisht në çdo skuadër ku ka marrë drejtimin gjatë karrierës së tij.
"Nuk mendoj se problemi jam unë", u shpreh Mourinho gjatë deklaratës së tij.
Më tej, ai solli në vëmendje disa episode nga e kaluara, duke përmendur periudhën kur drejtonte Real Madridin dhe duke u ndalur te rrethanat e krijuara në Turqi: "Problemi është fati i keq që kam sa herë që mbërrij në një klub të caktuar. E përjetova periudhën e Negreiras këtu te Real Madridi. Askush nuk e dinte… por ne e përjetuam. Ndodhi. Në Turqi, pas atij skandali të madh në futbollin turk, po mendoja se një situatë e tillë më ka ndodhur shumë shpesh".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: