Sport
Dashamir Shehi lëshon akuza të forta ndaj mazhorancës: Reforma e re territoriale ka prapaskena elektorale dhe mungesë konsensusi
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj maxhorancës lidhur me zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë dyerve të Kuvendit, në vigjilje të seancës plenare të kësaj të enjteje, ku pritet të kalojë për votim projektligji për Reformën Administrativo-Territoriale.
Gjatë prononcimit të tij, Shehi e ka etiketuar nismën e qeverisë si një proces me synime të pastra elektorale. Ai ka vlerësuar se insistimi për ta miratuar këtë reformë në mënyrë të njëanshme, pa u ulur më parë në tryezën e dialogut me opozitën, përbën një veprim të pamatur politik.
“Elektorale, elektorale, absolutisht elektorale. E para e punës. E dyta, në këtë marrëzi që e kap që çdo gjë vendos ky, thotë ‘e bëj’. Ore, pse e voton me një deputet sa i bën 83?,
Pastaj të mungon fryma, të mungon shpirti i marrëveshjes. Këto bashki nesër do administrohen minimalisht një e treta nga pala opozitare. Këto bashki, në qoftë se ndryshon qeveria, çfarë do t’u bëjmë? Do t’u rikthehemi prapë edhe nga e para një reforme tjetër”, u shpreh Shehi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: