Aktuale
Përvjetori i rënies së Sandokanit, Sami Lushtaku: Abedin Rexha ishte strateg dhe udhëheqës i jashtëzakonshëm
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shënuar me krenari dhe respekt të thellë 28-vjetorin e rënies heroike të bashkëluftëtarit të tij nga fshati Vajnik, Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”.
Në mesazhin e tij përkujtimor, Lushtaku e ka vlerësuar Rexhën si njërën ndër shtyllat kryesore të ngritjes dhe funksionimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke evokuar angazhimin e tij vendimtar në fazat e hershme të themelimit dhe drejtimit të strukturave çlirimtare.
Sipas kreut të Skenderajt, Abedin Rexha shquhej si një luftëtar i guximshëm, takticien i zoti dhe udhëheqës vizionar. Përkushtimi dhe aftësitë e tij e sollën në krye të Brigadës 112 “Arben Haliti”, detyrë kjo që e mbajti me nder deri në ditën e rënies së tij në fushën e betejës, më 8 tetor 1998.
“Angazhimi i Abedin Rexhës në ngritjen, organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zë një vend të merituar në historinë tonë të lavdishme për liri dhe do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë me mirënjohje të thellë”, ka theksuar Lushtaku në shkrimin e tij.
Në këtë përvjetor jubilar, ai ka ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për jetën dhe sakrificën e dëshmorëve të lirisë.
“Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Abedin Rexhës – Sandokanit!”, ka përmbyllur ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: