Sport
Sukses ndërkombëtar: Komandanti i FSK-së nderohet me medalje ushtarët që shkëlqyen në garën prestigjioze në SHBA
Reklamë e Sponsorizuar
Kryekomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim solemn trupat ushtarake që përfaqësuan vendin tonë në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë”, e cila u zhvillua në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Delegacioni i FSK-së arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në pozicionin e dytë të kësaj gare sfiduese, çka dëshmon qartë shkallën e lartë të aftësive fizike, taktike dhe profesionale të ushtarakëve tanë.
Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e palodhur, profesionalizmin e dëshmuar dhe rezultatet e shkëlqyera në arenën ndërkombëtare, gjenerallejtënant Jashari u dorëzoi pjesëmarrësve medalje për arritje të larta.
Ky rezultat mbresëlënës përfaqëson një vlerë të shtuar për institucionin e FSK-së dhe shërben si dëshmi e qartë e trajnimit të vazhdueshëm e të avancuar të trupave tona sipas standardeve më të larta ushtarake globale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: