Aktuale
Urim nga Katari: Sheik Tamim bin Hamad Al Thani i dërgon telegram presidentes Justina Shiroka-Pula
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i shtetit të Katarit, Emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, i ka përcjellë një mesazh urimi Presidentes së sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e marrjes së detyrës zyrtare.
Përmes një telegrami zyrtar të bërë publik nga institucioni i lartë i Katarit, Amiri Diwan, lidershiqi i këtij vendi i ka uruar shefes së re të shtetit kosovar fat dhe mbarësi në përmbushjen e misionit të saj kushtetues.
Në mesazh gjithashtu është vënë theksi te gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, duke shprehur aspiratën e përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe Dohas.
"Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim", theksohet në njoftimin e lëshuar për media nga Amiri Diwan.
Ky mesazh urimi vjen vetëm 24 orë pasi Justina Shiroka-Pula kreu ceremoninë e betimit presidencial, duke marrë zyrtarisht drejtimin e vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: