Sport
Sinani hedh poshtë zërat për largim nga Vllaznia: Jam i lidhur me kontratë me klubin
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë ditës së sotme në media qarkulluan lajme se drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani, kishte paraqitur dorëheqjen e tij. Këto pretendime u lidhën me bojkotin e ndërmarrë nga futbollistët, situatë kjo e krijuar vetëm pak ditë para përballjes së rëndësishme me Dinamon.
Megjithatë, një reagim i drejtpërdrejtë nga vetë Sinani ka shuar çdo dilemë, duke përgënjeshtruar kategorikisht zërat për një largim të mundshëm nga detyra e tij në krye të klubit shkodran.
"Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv. Mund të them vetëm që jam nën kontratë me ekipin, klubin e Vllaznisë dhe kaq", ka deklaruar shkurtimisht Sinani për të sqaruar pozitat e jo.
Pas këtij sqarimi zyrtar, aludimet për një zëvendësim të mundshëm të tij në këtë funksion nga Alban Neziri mbeten në kuadrin e spekulimeve, derisa të ketë një qëndrim zyrtar nga ana e drejtuesve të skuadrës kuqeblu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: