Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

BDI lëshon alarmin: Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese kërcënon gjuhën shqipe dhe stabilitetin ligjor

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
BDI lëshon alarmin: Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese kërcënon gjuhën shqipe dhe stabilitetin ligjor
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të marrë një dit më parë nga Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një precedent tejet të rrezikshëm si për statusin e gjuhës shqipe, ashtu edhe për vetë sigurinë juridike në vend. Sipas partisë, në vend që trupi gjykatës të analizonte mosrespektimin e detyrimeve ligjore dhe kushtetuese për botimin e akteve edhe në gjuhën shqipe – referuar rastit të rregullores së botuar ekskluzivisht në gjuhë maqedonase – gjykata e ka shqyrtuar çabanë vetëm përmes prizmit të përmbajtjes materiale. BDI vlerëson se problemi thelbësor qëndron pikërisht këtu, pasi kushtetutshmëria nuk përfshin vetëm aspektin përmbajtësor, por përfshin patjetër edhe procedurën, formën dhe zbatimin e rregullave të paracaktuara për hyrjen në fuqi të një akti. Partia thekson se vetë Gjykata Kushtetuese në të kaluarën ka shqyrtuar raste të ngjashme, ndërsa me vendimin e fundit ajo ka rënë në kundërshtim me praktikën e saj, duke shkelur çdo normë të vendosur. Në këtë kontekst, nga BDI shtrojnë një pyetje thelbësore: nëse shkelja e rregullave kushtetuese në procedurën e botimit nuk përbën më shkak për kontroll kushtetues dhe ligjor, çfarë peshe dhe kuptimi kanë atëherë vetë dispozitat e Kushtetutës? Kjo nuk është një çështje që i takon vetëm një rregulloreje të vetme, por prek drejtpërdrejt të ardhmen e gjuhës shqipe, stabilitetin e rendit juridik dhe garancitë ligjore për çdo qytetar. Rreziku qëndron te fakti se nëse lejohet që një akt të publikohet vetëm në gjuhën maqedonase pa pasoja kushtetuese, krijohet rreziku që i njëjti standard të shtrihet nesër edhe mbi dokumente të tjera zyrtare. Gjithashtu, nga BDI rikujtojnë se gjuha shqipe nuk përbën thjesht një element dekorativ në Kushtetutë, por është shtyllë e rendit kushtetues të shtetit. Për këtë arsye, zhvillimet e fundit nuk duhet të pranohen si normale dhe as të minimizohen. Çështja në fjalë nuk kufizohet te fati i një akti të vetëm normativ, por shtrohet si dilemë e madhe nëse Kushtetuta, ligji dhe siguria juridike vléjnë njësoj për të gjithë. Pikërisht për këtë, ky kapitull nuk mbyllet me vendimin e djeshëm, përfundon reagimi i BDI-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar