Sport
Ministri Mucunski kërkon veprime konkrete për Korridorin VIII: Mjaft më me takime, koha për rezultate
Reklamë e Sponsorizuar
Konferenca e fundit ndërkombëtare vjen si një vazhdimësi e sesionit inaugurues të mbajtur më 27 korrik 2023 në Brindisi të Italisë, si dhe e Takimit Ministror mbi Korridorin VIII të zhvilluar në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Deri më tani, fokusi i tryezave të diskutimit është përqendruar te nismat aktuale infrastrukturore përgjatë këtij korridori, krahas sfidave që kërkojnë angazhim më të madh politik.
Në dritën e zhvillimeve të reja gjeopolitike dhe pasigurisë në rritje ekonomike e të sigurisë, të pranishmit ritheksuan domosdoshmërinë që projektet e Korridorit VIII të trajtohen si një sistem i unifikuar ndërkufitar, dhe jo si iniciativa të izoluara që ndalen kufijve shtetërorë.
Gjatë fjalës së tij, ministri Mucunski vuri në dukje se ky korridor tashmë ka kapërcyer kufijtë e infrastrukturës klasike të transportit, duke u shndërruar në një element me peshë kyçe evropiane, ekonomike dhe të sigurisë.
Ai u shpreh se kjo arterie rrugore dhe hekurudhore mishëron një qasje strategjike që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, Bashkimin Evropian me Ballkanin Perëndimor, si dhe ndërthur ekonomitë, shoqëritë dhe interesat e sigurisë së shteteve që shtrihen përgjatë gjurmës së tij.
“Në një kohë fragmentimi gjeopolitik, zinxhirësh furnizimi të ndërprerë dhe konkurrencë të ripërtërirë për infrastrukturë kritike, korridore të tilla përfaqësojnë instrumente për qëndrueshmëri, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët”, u shpreh Mucunski, duke vënë inë dukje se Korridori VIII mbetet prioritet kombëtar dhe pjesë kyçe e integrimit të Ballkanit Perëndimor në rrjetin ekonomik e infrastrukturor evropian.
Vëmendje e veçantë iu kushtua domosdoshmërisë së kalimit nga fjalët te veprat dhe zbatimi praktik i marrëveshjeve. Në këtë kuadër, kreu i diplomonisë përmendi hyrjen në fuqi të akteve zyrtare me Bullgarinë për ndërtimin dhe menaxhimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, si dhe aktivitetin e deritanishëm të Komisionit të Përbashkët.
Mucunski përsëriti se Korridori VIII kërkon një zhvillim si një mekanizëm i vetëm rajonal, i shoqëruar me ritme të harmonizuara nga të gjithë akterët përgjatë gjithë itinerarit.
“Qytetarët tanë dhe partnerët tanë evropianë në fund të fundit do ta gjykojnë Korridorin VIII nga infrastruktura që ndërtojmë në të vërtetë, jo nga numri i takimeve që mbajmë”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: