Aktuale
Defekti në rrjet lë pa ujë disa lagje dhe rrugë në qytetin e Pejës
Reklamë e Sponsorizuar
Një defekt teknik në tubacionin kryesor të ujësjellësit ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm disa lagje dhe akse rrugore në qytetin e Pejës. Problemi është krijuar si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gypin me diametër DN 450.
Sipas njoftimit zyrtar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, prishja e madhe ka ndodhur saktësisht në rrugën “Bajram Kelmendi”, në afërsi të Urës së Re.
Për shkak të kësaj avarie, rrjedhja e ujit është ndërprerë përkohësisht në zonën e Kapeshnicës, në lagjet “Dardania I dhe II”, si dhe në disa rrugë frekuentuese, duke përfshirë “Bajram Kelmendi”, “Mbretëresha Teuta”, “Mbreti Zog”, “UÇK”, “Sali Çeku” dhe “Muharrem Mitrovica”.
“Ekipet e terrenit ndodhen në lokacionin e avarisë dhe po punojnë me intensitet për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. Furnizimi pritet të rikthehet në ora 15:00. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: