Politikë
Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales, bie në sy mungesa e Gërvallës
Reklamë e Sponsorizuar
Ka nisur zyrtarisht punimet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në fokus të së cilës është votimi i amendamenteve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në këtë ngjarje të rëndësishme institucionale, ajo që ka tërhequr vëmendjen e menjëhershme të pranishmëve ka qenë mungesa e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kjo mungesë vjen në një kohë kur në opinionin publik është lakuar shpesh pretendimi se ajo dyshohet të ketë bashkëpunuar me organet e drejtësisë ndërkombëtare që kanë hetuar ish-krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe aludimet për dërgimin e mundshëm të dokumenteve apo dosjeve pranë Gjykatës Speciale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: