Sport
Largimi i Valon Berishës nga Kombëtarja, Granit Xhaka i dërgon një mesazh emocionues
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori Granit Xhaka ka përcjellë një urim të ngrohtë për Valon Berishën, pas vendimit të këtij të fundit për t'i dhënë fund karrierës me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Mometet e ndarjes ishin tejet prekëse gjatë një ceremonie lamtumirëse të organizuar në prag të sfidës kundër Austrisë, ku Berisha nuk mundi t'i përmbante lotët përballë duartrokitjeve të zjarrta të publikut kosovar.
Valon Berisha mbetet një nga figurat historike të përfaqësueses, pasi ishte ndër pionierët që iu bashkuan Kosovës menjëherë pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ndërsa emri i tij do të mbetet përgjithmonë i shkruar në historinë e futbollit tonë si shënuesi i golit të parë zyrtar, në atë përballje të paharrueshme ndaj Finlandës.
Mes reagimeve të shumta për këtë largim ishte edhe ai i kapitenit Granit Xhaka, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka përshëndetur mikun dhe ish-bashkëkombësin e tij.
Në mesazhin e tij përmbyllës, Xhaka është shprehur shkurt por kuptimplote: “Suksese vlla”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: