Sport
Tragjedi në parket: Ndërron jetë papritur 22-vjeçari, gjyqtari malazez i basketbollit
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin malazez, pasi gjyqtari i ri i basketbollit, Branko Shariq, ka ndërruar jetë papritur në moshën 22-vjeçare gjatë zhvillimit të një takimi miqësor në qytetin e Tivatit. Ngjarja tragjike ndodhi në përballjen ndërmjet skuadrës së Teodos dhe asaj të Vukovëve, ku arbiteri i ri pësoi një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.
Reagimi në parket ka qenë i menjëhershëm, teksa fizioterapisti i klubit vendas nga Tivati, Boris Knezheviq, i është gjendur pranë duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore deri në mbërritjen e ekipit të emergjencës në sallë.
Pas ndërhyrjes së parë, 22-vjeçari u transportua me shpejtësi drejt spitalit të Kotorrit për të marrë trajtimin e duhur mjekësor, mirëpo pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Me origjinë nga qyteti i Kotorrit, Branko Shariq ishte pjesë e rëndësishme e strukturave zyrtare të gjykimit në Federatën e Basketbollit të Malit të Zi, duke gëzuar statusin e gjyqtarit në listën AB dhe duke u caktuar rregullisht për të ndarë drejtësinë në garat vendase.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: