Aktuale
Thirrje nga protesta: Endrit Thaçi kërkon bashkimin e partive për ndryshimet në Ligjin e Speciales
Reklamë e Sponsorizuar
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje subjekteve politike në vend që të lënë anash ndarjet dhe të bashkojnë forcat për miratimin e Projektligjit që synon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në tubimin protestues “Jo në emrin tim”, në një prononcim për TV Dukagjini, ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve për solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po i japin.
"U bëj thirrje të gjitha partive politike që të bëhen bashkë dhe të votojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Gjithashtu, falënderoj përzemërsisht mbarë popullin për këtë mbështetje të madhe", deklaroi Thaçi me këtë rast.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: