Aktuale
Vjeshtë me diell por edhe mëngjese të ftohta: IHMK publikon parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme
Reklamë e Sponsorizuar
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për periudhën 5–9 tetor 2026, ku vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, të shoqëruara me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit zyrtar të IHMK-së, temperaturat do të shënojnë vlera relativisht të larta gjatë orëve të ditës, ndërsa kontrast do të sjellin mëngjeset e ftohta, ku në disa zona termometri mund të zbresë deri në vlere negative. Ndryshimi i parë gradual i motit pritet të ndodhë të premten, kur parashikohet shtim i vranësirave dhe mundësi për riga shiu.
Në detajet e parashikimit ditor, dita e parë e javës do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 20 deri në 24°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me një shpejtësi prej 1–4 m/s.
Të martën do të mbajë gjithashtu mot me diell dhe vranësira të pakta. Vlerat e temperaturave minimale do të sillen mes -1 dhe 2°C, kurse ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°C. Për sa i përket erës, ajo do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.
Për ditën e mërkurë parashikohet mot kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm. Termometri do të shënojë vlera minimale ndërmjet 0 dhe 3°C, ndërsa maksimalet do të ngrihen nga 22 deri në 26°C. Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me një shpejtësi prej 1–5 m/s.
Gjatë ditës së enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht përgjatë orëve ditore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5°C, ndërsa ato maksimale do të sillen ndërmjet 22 dhe 25°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.
Fundi i kësaj periudhe, përkatësisht dita e premte, do të sjellë mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte të përshtatshme për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 21 deri në 24°C.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: