Botë
Trump paralajmëron dy takimet e ardhshme me Xi Jinping dhe sqaron çështjen e kreut të IA-së
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka bërë të publike axhendën e takimeve të tij të ardhshme me liderin kinez, Xi Jinping, duke bërë me dije se dy udhëheqësit do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve gjatë muajit nëntor në Kinë, si dhe në dhjetor në samitin e G20-ës që do të organizohet në Florida.
Në muajin nëntor, qyteti kinez Shenzhen do të jetë nikoqir i samitit të APEC-ut. Ndërkohë, Trump ka vlerësuar si mjaft produktive vizitën e homologut të tij kinez në Uashington gjatë kësaj jave, duke theksuar se gjatë takimit janë shënuar rezultate të rëndësishme.
Në një zhvillim tjetër, përmes një njoftimi në platformën e tij, presidenti amerikan ka bërë të ditur se Scott Bessant nuk do të marrë drejtimin e postit të njohur si “cari i Inteligjencës Artificiale”, duke shpjeguar se preferon që ai të vazhdojë angazhimin e tij aktual në krye të Departamentit të Thesarit.
“Scott Bessant nuk do të bëhet Cari i Superinteligjencës. Së pari, ai nuk dëshiron. Së dyti, ai po bën një punë të shkëlqyer në Departamentin e Thesarit dhe unë dua që ai të qëndrojë atje! Pse do të bëja një ndryshim të tillë?”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, Trump kishte paralajmëruar synimin e tij për të emëruar një këshilltar të posaçëm për inteligjencën artificiale, si dhe për të ngritur një strukturë të quajtur “Forca e IA-së”, megjithëse deri më tani nuk janë bërë të njohura hollësi shtesë rreth mënyrës se si do të funksionojnë këto nisma.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: