Aktuale
Krasniqi paralajmëron betejën ndaj Austrisë: Besojmë te forca jonë, synojmë kreun e grupit
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës është gati për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve kundër Austrisë, e cila do të luhet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00. Sulmuesi i njohur, Ermal Krasniqi, ka shprehur besimin e plotë te grupi përpara këtij duel direkt.
Duke folur për rëndësinë e këtij takimi, Krasniqi u shpreh se skuadra është e vetëdijshme për mundësinë që ka për të marrë kreun e renditjes, ndaj përgatitjet kanë qenë maksimale gjatë gjithë javës.
“Natyrisht, si çdo ndeshje tjetër, edhe kjo hyn në radhën e sfidave kyçe, pasi na jep mundësinë të luftojmë për pozicionin e parë në grup. E kemi përgatitur takimin me kujdes maksimal dhe shpresoj të mos përsëritim lëshimet që bëmë në përballjen e parë ndaj austriakëve”, deklaroi ai.
Në vijim, ai veçoi se stafi dhe lojtarët janë përqendruar sidomos te faza defensive, me synimin për të shmangur gafat e ndeshjes së kaluar dhe për të qenë sa më të sigurtë në fushë.
“Jemi ndalur më gjatë te organizimi i mbrojtjes, për të minimizuar gabimet. Ato lëshime që i patëm në sfidën e kaluar duhet t'i korrigjojmë patjetër sonte”, përfundoi sulmuesi kuqezi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: