Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Valë skandalesh në Shqipëri: Kur morali publike tronditet nga videot e fshehta të “celebriteteve”

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Valë skandalesh në Shqipëri: Kur morali publike tronditet nga videot e fshehta të “celebriteteve”
Një fjalë e urtë thotë se kush bën keq në heshtje, paguan me zhurmë. Në kontekstin e ngjarjeve të fundit, kjo zhurmë është shndërruar në një skandal shurdhues që ka shqetësuar opinionin publik në vend, duke ngritur pikëpyetje të mëdha nëse sjellje të tilla janë thjesht incidente të izoluara apo janë kthyer në një dukuri shqetësuese të shoqërisë sonë bashkëkohore. Publikimi i videove intime në rrjet dhe media ka tronditur themelet e opinionit publik. Reagimet e forta nuk kanë ardhur për shkak se ngjarje të kësaj natyre janë totalisht të panjohura, por për faktin se protagonistët e tyre janë figura të njohura të skenës dhe artit, të cilët gëzojnë një farë statusi si “celebritete” në vendin tonë. Ky zhvillim dëshmon se në shoqërinë shqiptare post-komuniste, e cila aspiron vlerat e demokracisë perëndimore, elementët e degradimit moral shfaqen hapur. Debatet e ashpra publike janë fokusuar me të drejtë te autori Hila, i cili akuzohet se ka pritur në banesën e tij figura të artit, muzikës dhe kulturës, ku sipas pamjeve të publikuara janë regjistruar skena të ulëta morale. Është e vërtetë se liria personale është e pacenuesueshme, por kufiri i saj cenohet atëherë kur abuzohet dhe shkelen normat morale e ligjore. Liria e secilit prej nesh përfundon aty ku preket liria dhe dinjiteti i tjetrit. Në këtë rast, të dyja palët mbajnë përgjegjësi morale dhe, nëse do të ketë padi, edhe ligjore. Nga njëra anë, autori i ngjarjes ka shkelur rëndë normat duke lejuar që hapësira e tij familjare të shndërrohet në një arenë të tillë, si dhe duke lejuar filmimin e momenteve intime. Me këtë veprim ai ka rrezikuar seriozisht unitetin e familjes së tij, ka fyer rëndë bashkëshorten dhe ka dëmtuar imazhin e artit dhe kulturës, duke krijuar përshtypjen e gabuar se e gjithë shtresa artistike është përfshirë në këto batakë morale. Nga ana tjetër, “celebritetet” femra mbajnë po aq përgjegjësi, pasi vizita e tyre në atë ambient është bërë me vetëdije të plotë, duke ditur se mikpritësi ishte një njeri i martuar dhe me përgjegjësi familjare. Siç thoshte edhe Benjamin Franklin, kush dëshiron të jetojë në paqe nuk duhet të flasë për gjithçka që sheh, megjithatë e vërteta, sidomos kur del sheshit në mënyrë të papritur, godet rëndë familjen dhe shoqërinë e papërgatitur për ta përtypur atë. Arsyet pas këtij skandali mund të jenë nga më të ndryshmet: kërkimi i kënaqësisë, përfitimet materiale, zhvatja e parave apo ushtrimi i presionit. Këto video mund të jenë prodhuar për të treguar një imazh të rremë prej “Casanove” apo për të shërbyer si mjet hakmarrjeje nga dikush që ka dashur të dëshmojë se, ndonëse mund të mos ketë arritjet profesionale të “celebriteteve”, zotëron fuqinë për t'i shkatërruar ato. Në fund të ditës, përpjekjet e disave për t'i paraqitur këto figura publike si viktima dhe për të kërkuar fshehjen e këtij imoraliteti nuk bëjnë gjë tjetër veçse tentojnë të arsyetojnë të pajustifikueshmen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar