Aktuale
Skandali i videove intime me Adi Hilën, reagon Blerina Matraku: Kërkoj falje publike dhe marr përgjegjësinë
Reklamë e Sponsorizuar
Pas bujës së madhe dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale për videot e publikuara, ka folur publikisht edhe këngëtarja Blerina Matraku.
Nëpërmjet një letre të gjatë ndjese, artistja ka zgjedhur të mos mbrohet, por të pranojë përgjegjësinë e saj për këtë ngjarje që ka vëmendjen e opinionit publik.
Matraku i është drejtuar me pendesë të sinqertë të gjithë atyre që janë ndier të tronditur, ndërkohë që ka veçuar një kërkim faljeje të posaçme për Klaudian dhe vajzat e saj.
Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësimin për shkeljen flagrante të privatësisë, duke shpjeguar se mirëbesimi që ajo kishte treguar në periudhat e saj më të ndjeshme është keqpërdorur për motive që mbeten ende të paqarta.
Në vijim, po sjellim deklaratën e plotë të bërë publike nga vetë Blerina Matraku:
“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.
I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndier i prekur nga kjo situatë. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.
Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd, por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej tyre një njeri që po përballet me sfidën më të madhe dhe me përgjegjësi shoqërore e personale.
Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili m’u përdor për arsye të paditura dhe ende të paidentifikuara.
I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar.
Pavarësisht se më është cenuar, në formën më çnjerëzore të mundshme, privatësia ime, marr përgjegjësinë për veprimet e mia.
Jam thjesht një artiste, një grua që për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës dhe që i është dashur të buzëqeshë me pretekstin se lotët në sy ishin lot gëzimi.
Sot ju lutem publikisht: Mjaft.
Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht.
Jam njeri, të cilit i është cenuar privatësia.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: