Sport
Formacion i ri nga Foda: Kosova me qasje sulmuese ndaj Austrisë, Zhegrova titullar
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme në stadiumin e Prishtinës për të zhvilluar takimin e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të matë forcat me Kombëtaren e Austrisë.
Për këtë përballje të rëndësishme, trajneri i “Dardanëve” ka vendosur të bëjë risi nëmbëdhjetëshen startuese, duke sjellë ndryshime krahasuar me sfidën e fundit.
Pozita e portierit i është besuar sërish Amir Saipit, ndërsa reparti defensiv do të përbëhet nga Dellova, Krasniqi dhe i rikthyeri Raçi.
Krahët e fushës do të mbulohen nga Dion Gallapeni në të majtë dhe Mërgim Vojvoda në të djathtë, kurse organizimi i lojës në mesfushë i është besuar dyshes Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha.
Për fazën e sulmit, tekniku ka zgjedhur një trident të rrezikshëm, ku Edon Zhegrova e nis ndeshjen nga minuta e parë, i mbështetur nga Vedat Muriqi dhe Baton Zabërgja.
FORMACIONI I KOSOVËS NË MËNYRË GRAFIKE:
Schlager; Danso, Schlager, Posch, Seiwald, Shmid, Bacher, Laimer, Wimmer, Prass, Gregoritsch.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: