Aktuale
Testi i thjeshtë i urinës që paralajmëron rreziqet e fshehura për zemrën dhe veshkat
Reklamë e Sponsorizuar
Një kontroll rutinor i urinës mund të shërbejë si një sinjal i fuqishëm alarmi për gjendjen e veshkave dhe për shëndetin e sistemit kardiovaskular. Bëhet fjalë për analizën e njohur si uACR, e cila mat raportin mes albuminës dhe kreatininës në urinë.
Ky testim sygjerohet sidomos për individët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 ose nga tensioni i lartë i gjakut, duke qenë se dëmtimet e veshkave shpesh përparojnë në heshtje, pa shfaqur shenja klinike në faza të hershme.
Specialistët e fushës së kardio-nefrologjisë theksojnë se zbulimi i hershëm i pranisë së albuminës në urinë (albuminurisë) luan një rol kyç në përcaktimin e pacientëve që mbartin rrezik të lartë, duke mundësuar ndërhyrjen e shpejtë për të mbrojtur zemrën dhe veshkat.
Procedura konsiston në matjen e raportit të albuminës me kreatininën përmes një mostre urine, e cila zakonisht merret gjatë orëve të para të mëngjesit.
Për shkak se fazat e para të sëmundjeve renale janë asimptomatike, analiza laboratorike mbetet mjeti kryesor për të konstatuar ndryshimet në organizëm për pa u shfaqur shqetësimet e dukshme.
Massimo Morosetti, president i Fondacionit Italian të Veshkave, e cilëson këtë procedurë si një metodë jashtëzakonisht ekonomike dhe shumë të lehtë për t'u realizuar.
Evidentimi i hershëm i një problemi në veshka ka një peshë të veçantë edhe sa i përket mjekimit me barna. Një funksionalitet i ulur renal mund të korigjojë dozimin ose llojin e medikamenteve, aspekt që duhet vlerësuar me kujdes nga mjeku kurues.
Lidhja mes zemrës dhe veshkave është mjaft e ngushtë. Për këtë arsye, monitorimi i shëndetit renal dhe kontrolli i albuminurisë ofrojnë të dhëna plotësuese shumë të vlefshme.
Në kohën kur treguesi eGFR tregon shkallën e filtrimit të gjakut nga veshkat, analiza uACR sinjalizon nëse albumina, e cila në kushte normale ndalet nga filtri renal, po depërton në urinë.
Kjo do të thotë se një pacient mund të shfaqë nivele normale të eGFR-së, por njëkohësisht të vuajë nga albuminuria, çka tregon se matja e thjeshtë e filtrimit nuk mjaftueshëm për të kapur rrezikun në kohë.
Sipas Leonardo De Luca, drejtor i Repartit të Kardiologjisë në Fondacionin IRCCS Policlinico San Matteo të Pavias, veshka mund të ruajë aftësinë e mirë filtruese, por njëkohësisht të lejojë rrjedhjen e sasive minimale të albuminës.
Një qasje e kombinuar për shëndetin renal dhe atë kardiak
Udhëzimet evropiane i japin rëndësi të madhe një qasjeje të integruar përballë sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre kronike të veshkave.
Objektivi kryesor nuk është vetëm diagnostikimi i patologjisë renale, por pikërisht dallimi i hershëm i personave të rrezikuar, me qëllim ngadalësimin e ecurisë së sëmundjes dhe minimizimin e komplikacioneve në zemër.
Kjo çështje u trajtua gjerësisht edhe gjatë nismës “EU Screening Week” – javës evropiane të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm, e cila u organizua nga data 28 shtator deri më 4 tetor në kuadër të planit “Safe Hearts” të Komisionit Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: